Së fundmi ka dalë traileri i sezonit të fundit të “Keeping up With The Kardashians” dhe gjejeni çfarë, Kylie Jenner shfaqet totalisht e transformuar (sërish). Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë nga komentet kundër saj. Kylie u shfaq në ‘reality show’ kur ishte vetëm 9 vjeç dhe që nga ai moment ka pësuar ndryshime shumë të mëdha. Duke nisur nga buzët që dukshëm kanë ndryshuar formë dhe janë më të plota, e deri tek forma e mjekrës. Ylli televiziv, nuk i ka pranuar kurrë fjalët për ndërhyrje plastike, por çdo ndryshim e ka justifikuar me përdorimin e fillers dhe grimit shumë të mirë.

Megjithatë ekspertët e kirurgjisë nuk janë në një mëndje. Shumë ‘vënë dorën në zjarr’ që Kylie ka bërë ndërhyrje plastike në hundë, buzë, nofull dhe gjoks. Disa prej tyre shkojnë deri aty sa thonë që nëse Jenner nuk heq dorë do arrijë në një pikë të parikuperushme, me fytyrë të fryrë dhe rrudha që s’do i fshehë dot më./revistawho.com








