Olti Curri ka qenë i ftuar në ‘Jonida’s Room’ në puntatën e re dhe këtë herë moderatorja e e zhvilloi intervistën nga dhoma e tij e ndenjes. Në bisedën e këndshme që u zhvillua, Jonida zbuloi se ka një miqësi të hershme me Oltin dhe ai është tekstshkrues i shumë këngëve të saj. Madje këngëtarja rrefeu që këngën me të cil cilën shkoi në ‘Eurovizion’ donte që t’ia shkruante Olti, por ai nuk parnoi pasi sipas tij kënga ishte shumë madhështore dhe nuk ishte për festival. “Më la me gisht në gojë dhe nuk erdhi në Eurovizion me mua”, rrëfeu Jonida.
Nga ana tjetër me gjithë lirshmërinë që e karakterizon, Olti nuk nguroi të flasë hapur për shumë gjëra. Gazetari dhe bloggeri i njohur tregoi se në shtëpinë e tij shkelin shumë miq, por edhe armiq. “Ka nga ata që ikin nga këtu dhe thonë fjalë për mua, por janë pjesë e jetësedhe këta njerëz”, tregon ai.
Në vazhdimësi, Olti rrëfeu se nëse do e gjente veten tek një emision do ishte një version shqiptar i: ‘La republica del le donnee”, por sipas tij ai emision ka shumë kosto. “Është formulë shumë e thjeshtë. Në atë emision do paguheshin opinionistët njësoj sa prezantuesja. Sot ka ardhur momenti të ndodhë kjo sepse opinonistët mbajnë peshën kryesore të një programi”.
Ne do ishim shumë kuriozë ta shikonim Oltin në një format të tillë, po ju?/revistawho.com