Muaji shkurt duket se është porta e fundit në të cilën kalojmë duke lënë pas dimrin, të ftohtin e acartë e për të shkuar me vrap tek pranvera. Megjithatë mes shumë karakteristikash, moti i vrenjtur përgjithësisht, dita e të dashururarëve na bëjnë më melankolikë seç duhet mes kujtimesh të bukura apo më pak të bukura.
Vetë Elvana,e cila ka lindur në datën 3 të këtij muaji, duket se është kujdesur që përgjatë muajit të saj t’i shoqërojë dëgjuesit me muzikë të mirë, të krijuar posaçërisht për këto ditët që përmendëm më lartë. Që herë ndihemi pa humor, herë të mërzitur, herë të pamotivuar e për më tepër në ngërçin që na kaplon për shkak të mërkurit në retrogradë.
Megjithatë mes shumë peripecish me pak muzikë të mirë në kufje, teksa i hipni taksise a urbanit, teksa fitoni apo largoheni nga një vend pune, teksa humbni një mik apo fitoni një të tillë, me ‘playlist-ën’ e duhur do i superoni të gjitha momentet e dobëta të muajit shkurt.
Ne ju sjellim më poshtë disa nga krijimet më të mira të publikuara në muajin e dashurisë, edhe nëse për ju nuk ka rezultuar të jetë i tillë. Mos u mërzisni hiç, muzika është ilaç thonë, vendosni kufjet dhe shijoni këngët që kemi menduar për ju. Te gjitha alla shqiptarçe.
Tavolina e mërzisë
Më fal
Gjërat kanë ndryshuar
Vec një pikë
https://www.youtube.com/ëatch?v=DXQaTJML3-s
Xheloz