“Një fshat të tërë ngatërroi, por mori atë që deshi”, filmi më i njohur shqiptar na vjen për shumë fraza në mend gjatë këtyre ditëve, ndërsa një e nga një kanë dalë fletët e lakrorit të “Përputhen” në “Top Channel”. Edhe pse Tea Trifoni nuk është një Marigo e kohëve moderne, sepse në këtë histori u fut me dëshirën e vetë dhe jo sepse e desh tradita, zhurma është po kaq e madhe. Sot ajo ka folur për herë të parë duke ndarë një video në rrjetet sociale shoqëruar me titullin “E vërteta”.
E prekur përpara kamerës dhe duke bërë pauza herë pas here, Tea ka shpjeguar gjithë historinë me Beartin, për të cilin sipas saj ka qenë në dijeni produksioni, autorja Olsa Muhameti dhe vetë Andi.
Tea ka pohuar se opinionisti i programit, Arjana Konomi nuk ka qenë në dijeni, megjithatë për shkak të kontratave dhe proçedurave ligjore ka vazhduar të jetë pjesë e ‘Përputhen’ ndonëse kishte preferuar të largohet prej programit sapo takoi Beartin në mesin e muajit nëntor në Kosovë.
Trifoni ka pohuar gjithashtu se fotot e publikuara kanë qenë zgjedhjet e saj dhe Beartit për të jetuar jetën ashtu siç ata donin, pa u dashur të fshiheshin. Me Andin ajo ruan një miqësi të mirë, të cilën ka dashur ta ketë edhe pas mbarimit të programit.
“Meritoni të gjithë një shpjegim dhe një të vërtetë dhe bëhet fjalë për atë të vërtetë që ka qarkulluar këto kohë në rrjet. Po, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin, por jo, nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë në atë shfaqje sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Mbajmë përgjegjësi përpara publikut që na ka mbështetur dhe na ka dashur. Edhe ju kërkoj falje. Ju kërkoj shumë ndjesë. Sa e vështirë është që të gjesh fjalët e duhura dhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë atij takimit në Për’Puthen ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin, i pashpjegueshëm. Kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni. Në mes të nëntorit unë vendos të marr një udhëtim në Kosovë. Dhe për këtë, produksioni ka qenë në dijeni. Pra, për komunikimin dhe udhëtimin tim. Një pjesë e produksionit ka qenë në dijeni. Olsa në fakt ka qenë në dijeni. Arjani jo. Produksioni ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar prej meje. Pas kësaj nuk dija si të veproja. Ndjeja një përgjegjësi morale, përgjegjësi ligjore dhe sigurisht edhe respekt dhe vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit. Unë dhe Andi, të dy nuk dinim si të vepronim dhe ndenjëm dhe pritëm sepse për njerëz që kishin dashur të largoheshin nga emisioni ose ishin larguar, ishte përmendur ndjekja ligjore. Ishte përmendur gjyqi, ishin përmendur gjobat. Kjo na bëri që ne të mos kishim kurajo të merrnim vendimet tona personale. Kështu që kalonin ditët, kalonin javët”, ka shprehur Tea gjatë rrëfimit të saj.
Në vazhdim ajo ka shtuar se dilte në takime inercie me Andin, temat e të cilave ia kërkonte gazetarëve se për çfarë të flisnin.
Tea e ka përfunduar videon me një falje publike ndaj të gjithë ndjekësve. Ja kaq sqaroi Tea për sot, ja mirë e besuam, por a do e besojë “bota”?! Këtu jemi, do e shohim./revistawho.com
https://m.youtube.com/watch?v=y6Dh_AwY8x8&feature=youtu.be