Sara Hoxha ka publikuar një selfie para pasqyrës e veshur klas dhe goxha në formë. Nëse ju gënjeu mendja se u pispillos për të dalë me Ledrin, e keni gabim. Ajo po jeton me fotot që ka në telefon nga mbremjet e këndshme që kalonte dikur jashtë. E për ta çuar deri në fund mallin për ato kohë, ajo edhe poston në ‘Instagram’. Ama këtë herë pyetja pas fotos me siguri i ka bërë shumë nëna të kuptojnë se nuk janë vetëm. “Daljet janë jashtë limiteve?”, ka shkruar Sara.

Mesa duket me të voglën Poem Blu që erdhi në jetë vetëm pak javë më parë, jeta për Sarën dhe Ledrin as nuk do i afrohet më asaj që ishte dikur. Tashmë çdo qejf i prindërve varet nga e vogla./revistawho.com








