Bora Zemani rezultoi pozitive me Covid-19 dhe që prej atij momenti gjërat kanë qenë shumë të vështira për të. Ju desh të largohej nga puna, nga rutina e saj, por më tepër se çdo gjë e mërzit largimi nga personat e zemrës, në veçanti Arbori.
Moderatorja ka publikuar një foto me të birin ku shkruan: “Mirë gjithë të tjerat , po pa Arborin si do rri unë?!”

Në këtë moment siguria e personave më të dashur për të është parësore, por mallin që ka me siguri ja kuptojnë të gjithë ata që kanë qenë në të njëjtën situatë me të. Megjithatë 2 javët do kalojnë dhe çdo gjë do i kthehet normalitetit.
Bora nuk u shfaq në programin që drejton prej muajsh nga dje duke zbuluar me mungesën e saj se është infektuar./revistawho.com







