Afrona Diko dhe Blero kanë dalë për një takim romantik mbrëmë dhe e kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në maksimum. Këngëtari edhe këtë herë ka zgjedhur pak fjalë për t’i treguar gruas së tij se sa shumë e do, megjithëse nuk ka ndonjë rast special për këtë (të paktën kështu duket). “Dashuri. Për shumë e shumë vite bashkë. Të dua pafund”, ka shkruar ai. Duket sikur festimet e Shën Valentinit kanë nisur herët për këtë çift. Po sa bukur është kur ka kaq shumë dashuri./revistawho.com









