Një deklaratë e Mevlanit në puntatën e sotme të “Përputhen” bëri që Jasmin, vajza e re që i është bashkuar emisionit, të linte studion e përlotur. Debati nisi kur Mevlani i cilësoi vajzat shqiptare materialiste dhe sipas tij ato vlerësojnë më shumë X5-ën sesa sjelljen tek një mashkull. Jasmin u ofendua nga fjalët e Mevlanit ndërsa ky i fundit u mundua të sqarohej se nuk e kishte me atë, por me të gjitha vajzat.
Arjani shpjegoi se Jasmin e mori personale deklaratën e Mevlanit pasi ajo është prezantuar si një vajzë që i pëlqejnë makinat dhe shpejtësia.
“Po për kokën time nuk e kam pasur personale me atë fare. Betohem”-tha Mevlani.
Jasmin e prekur, vendosi të largohej papritur nga studio teksa Mevlan po fliste.







