Loredana dhe Mozzik kanë nisur jetën sërish bashkë dhe dukshëm i kanë lënë pas të gjitha problematikat që çuan deri në ndarjen e tyre muaj më parë. Së fundmi bashkë me Hanën kanë udhëtuar në Dubai, mes luksit, detaje të cilat i kanë publikuar në profilet përkatëse në ‘Instagram’. Por ajo që bie në sy janë dedikimet ndryshe të tyre, jo aq të drejtpërdrejta, por gjithsesi domethënëse. Loredana ka publikuar këpucët, tatuazhin, flokët dhe rolexin e Mozzik nga një kënd ndryshe, për të treguar se dashuron detajet tek ai.
Nërsa reperi ka publikuar foton e fundit të partneres së tij me vajzën e tyre dhe ka shkruar: “Foto e vitit”.
Kur themi që festa për dashurinë nuk duhet të jetë vetëm në 14 shkurt, për këtë e kemi fjalën. Mozzik dhe Loredana nuk kanë nevojë për një datë që të festojnë ndjenjat./revistawho.com