Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë nisur mësimet për kërcime sensuale siç është tango. Këtë detaj e ka treguar vetë Rezarta mes një postimi në profilin e saj, ku shfaqet duke provuar një nga lëvizjet me bashkëshortin e saj. Të qeshur dhe duke e shijuar në makismum, çifti ka treguar se nuk është kurrë vonë për të ndjekur pasionet dhe se ajo që ju duhet është vetëm dëshira për të provuar. Nëse doni të keni larmishmëri aktivitetesh edhe ju me partnerin, nuk është ide e keqe të bëni si Rezarta dhe Ermali, fundja pak kërcim sensual do ju bëjë të jeni më pranë njëri-tjetrit për më tepër do krijoni kujtime të bukura./revistawho.com