Fakti që është e famshme dhe e pasur, nuk e bën Ariana Granden më pak të prekur nga problemet me shëndetin mendor. Edhe këngëtarja 27-vjeçare si shumë njerëz në botë ka vuajtur gjatë nga problemet me shëndetin mendor, që nga ataket e panikut tek depresioni.
“Ankthi është kur nuk mbushesh dot me frymë plotësisht. Është ndjenja më e keqe në botë. Kam kaluar shumë atake paniku”-ka treguar Ariana e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.
Këngëtarja ka treguar se vuan edhe nga stresi posttraumatik, pas ngjarjes në koncertin e saj në Manchester ku 22 të rinj humbën jetën pas një sulmi terrorist.
“Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi”-është shprehur Ariana teksa ka treguar se terapia i ka shpëtuar jetën.