Spektakli i mirënjohur i humorit ‘Portokalli’ do të rikthehet shumë shpejt me sezonin e ri, i cili mesa duke do ketë shumë ndryshime. Në faqen zyrtare të ‘Top Channel’ është publikuar një njoftim me kërkesë për tekstshkrues, moderatorë dhe aktorë. Audicionet për hyrjet e reja do fillojnë për pak ditë dhe nga ky njoftim i shkurtër u kuptua se Eneda Tarifa mbase nuk do jetë më në program.
Dyshimet vlejnë edhe për Salsano Rrapin, megjithëse ende nuk ka bërë asnjë njoftim për një largim nga ‘Portokalli’. Ndërsa Xhemi, moderatorja e spektaklit për shumë vite, as nuk ka ndërmend të kthehet sërish, të paktën kaq dimë deri tani./revistawho.com