Mevlani është në mëdyshje këto kohë, mes Antonelës dhe Ledjanës e mesa duket nuk ka vend për asnjë vajzë tjetër. Këtë e ka bërë të qartë me veprimin që bëri puntatën e sotme. Ai refuzoi të dalë me Sarën në takim javën e ardhshme duke u shprehur se është midis dy vajzave.
“Unë nuk e pranoj, sepse jam mes dy vajzave, ndërkohë dhe ajo vetë tha se po ndjen për dikë dhe s’dua t’ia prish atë që ka nisur. Dua të jem i pastër në këtë pjesë”-tha Mevlani.
Refuzimi i tij u prit mirë nga Antonela e cila u çua nga karrigia dhe shkoi e puthi në faqe.