Seksualiteti është një nga temat më të diskutuara në çdo tavolinë shoqërore, por jo vetëm dhe sërish edhe në kohën ku çdo gjë ka shpjegim online dhe mund të marrësh lehtësisht informacion të saktë, ka një problem me kuptimin e disa termave të caktuar. Ndër ta edhe termi biseksual.
Shumë e mendojnë biseksulaitetin si një kombinim në shifra i të qenurit gay dhe heteroseksual. Kjo ndodh sepse homoseksualiteti apo biseksualiteti akoma janë terma që nuk pranohen nga shumë njerëz dhe mëyra se si ata i interpretojnë bën një qasje më pranë normalitetit.
Biseksualiteti ka vetëm një kuptim dhe nuk ka aspak lidhje me shifrat apo përqindjet. Të jesh biseskual do të thotë të jesh një individ që tërhiqesh seksualisht nga të dyja gjinitë./revistawho.com








