Tea ka qenë e ftuar në ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të suprizuar një zonjë e cila ka vuajtur prej shumë kohësh nga paragjykimet e njerëzve për shkak të peshës së saj.
Nexhi, zonja e ftuar për surprizën, ka rrëfyer se për shkak të dëshirës që të kishte fëmijë iu nënshtrua disa ndërhyrjeve që bënë të shtojë peshë. Me kalimin e kohës ajo u ndje e paragjykuar nga të gjithë ata që e rrethonin duke rrëfyer se i ka ndjerë të gjitha fjalët dhe komentet të cilat e kanë lënduar.
Tea, i doli në krah duke i vënë në dukje faktin se dashuria e parë është ajo e shpirtit. “Duhet të duash veten nga brenda si fillim e më pas do duash imazhin që ke në pasqyrë. Ti ke fëmijë si drita dhe ata të duan për njeriun që je, për asgjë tjetër. Kaq mjafton për të qenë e lumtur”, tha ndër të tjera Tea gjatë takimit më zonjën.
Ish-konkurentja e ‘Përputhen’ ka hasur në gjykime të ngjashme kur filloi pjesëmarrjen në programin e njohur. Madje gjatë emisionit realizoi edhe një ndërhyrje për të humbur peshë./revistawho.com
View this post on Instagram








