Pasi bëri namin me lajmet që mbushën mediat e të gjithë botës, doli edhe raporti i ‘CBC’, televizionit që transmetoi ekskluzivisht intervistën e Meghan dhe Harryt.
Më shumë se 17 milionë njerëz e ndoqën intervistën për 2 orë transmetim të pandërprerë. Ky ishte suksesi më i madh që ka pasur televizioni i njohur që nga 2020-a kur transmetoi ‘Academy Awards’. Sigurisht nuk munguan reagimet as në faqen zyrtare të televizionit ku ‘impressions’ arritën numrin 12 miliardë.
Mësohet se intervista e çiftit u realizua afër shtëpisë së tyre dhe biseda origjinale ishte 3 orë, por u shkurtua në 2 orë./revistawho.com








