Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas largimit nga BBV, Kristi qenka shumë i qartë: Dua të bëhem baba! 23/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet vulosin dominimin e tyre në BAFTA 2026 23/02/2026
Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime… 23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë! 23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Elvisi ka një sqarim dhe një kërkim falje për vajzat pas postimit skandaloz

11/03/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Elvisi ka një sqarim dhe një kërkim falje për vajzat pas postimit skandaloz

Një postim nga Elvisi dhe i ripostuar nga Atdheu nxiti debat shumë të ashpër në “Përputhen”. Antonela shpërtheu në lot kur tregoi foton e postuar nga Elvisi në të cilën shkruhej:





“Ka dy lloj monstrash në këtë botë: 1.Ngacmuesit seksual që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër. 2.Femra që bëjnë çfarë të duan dhe ja hedhin fajin “ngacmuesit seksual”. Për këtë të dytën jam më e sigurt”

Me të parë foton, Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Elvisit.


Pas emisionit, Elvisi ka reaguar me një postim ku sqaron fjalët e tij dhe i kërkon ndjesë publike vajzave.

Postimi i Elvisit: “Abuzuesit seksual janë monstra. Pedofilat janë monstra. Dhunuesit e femrave janë monstra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco janë monstra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Mot i kthjellët me diell, ja si do jenë temperaturat ditën e sotme

Mot i kthjellët me diell, ja si do jenë temperaturat ditën e sotme








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera