Arbana hyri në makinë ditën e sotme me idenë se do të dëgjonte muzikë e do ja kalonte mirë gjatë udhëtimit me Eduartin, por nuk ndodhi kështu. Regjisori kishte vendosur të shihte ndeshjen në telefon dhe Arbana bër- ç’bëri duhet ta shihte gjithashtu. Moderatorja publikoi disa video ku shfaqet në makinë dhe ankohet për faktin që Edi po sheh ndeshjen teksa kujton kohët kur dikur dëgjonte muzikë gjatë udhëtimeve të tyre.
“Nuk e di domethënë pse jeta ime përfundoi kështu”-shprehet Arbana ndërsa Edi me humor ia kthen se jeta e saj është e larmishme pasi ka sport, art, televizion.

“Dëgjoja muzikë dikur në makinë”-vazhdon moderatorja, e cila nuk është aspak dakort me mendimin e Edit.









