Ndërsa pritet që nga ora në orë Afërdita Dreshaj të bëhet nënë, ajo dje është bërë hallë, një ndjesi e papërshkrueshme me fjalë kjo për modelen.
Afërdita publikoi edhe foto të vogëlushit të porsalindur duke shkruar se mezi po pret ta takojë nipin dhe se i kanë vendosur emrin Martin.
“Ti je special dhe emri yt është akoma më special”- shkruan Afërdita. Ky emër është special për modelen dhe vëllain e saj sepse Martin quhej babai i tyre i ndjerë, emër të cilin tani do e mbajë nipi i modeles.
Babai i Afërditës ka ndërruar jetë kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, prandaj ky emër është vërtet special dhe ky moment është shumë prekës për modelen.









