Në puntatën e sotme të “Përputhen” është transmetuar takimi mes Ledjanës dhe Mevlanit, një takim që ishte pritur me padurim e që duket se pritja ia ka vlejtur. Në takimin e tyre, Ledjana e Mevlani kanë dhënë puthjen e parë.
Dyshja thanë se kjo puthje ishte konfirmim i pëlqimit që kanë për njëri-tjetrin. Megjithatë Mevlani është ende i paqartë duke u shprehur se Ledjana i duket e tërhequr.
Kujtojmë që Mevlani i ka dedikuar edhe një këngë Ledjanës teksa për një kohë të gjatë ai u përfshi në një trekëndësh dashurie së bashku me Antonelën. Kjo e fundit vendosi të mos luftojë më për Mevlanin dhe puntatën e sotme mungonte në studio.








