Angelina Jolie është përgatitur për të shfaqur prova për dhunën e Brad Pitt ndaj fëmijëve të tyre. Dokumentat e siguruara nga ‘The Blast’ kanë treguar se 45-vjeçarja është gati të ofrojë çdo provë tek autoritetet për të mbështetur akuzat e saj. Çifti janë prindër të 6 fëmijëve dhe kanë vite që po zihen dyerve të gjykatave për kujdestarinë e tyre, megjithëse janë ndarë që në 2016-ën.

Po në atë kohë, u zbulua se Brad po investigohej nga FBI për akuzat nga ish-bashkëshortja. Pitt nuk i ka pranuar kurrë akuzat e Angelinës./revistawho.com







