Një herë zihen, por pas 5 minutash pajtohen. Kështu qenka raporti i Mevlanit dhe Ledianës, e cila në llogarinë e saj, i është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve se çfarë raporti ka me djalin që po del prej disa kohësh.
“1 herë zihemi, pas 5 minutash pajtohemi. Një gjë është e sigurt, Mevlani është personi më i kujdesshëm që njoh aty në studio dhe pavarësisht të gjithave më gjendet pranë”, ka shkruar Lediana, e cila është komentuar për një sërë historish deri tani, madje edhe për një lidhje dashurie jashtë programit.
Edhe pse një ditë e puth, ditën tjetër heziton, Lediana ju garantoi diçka të pakët, por të sigurt, që Mevlani i gjendet pranë. Ju doni të kuptoni ndonjë gjë më shumë, a është e lidhur jashtë a ndjen për Mevlanin, por për këto ka kohë sepse momentalisht nuk e ka ndarë ende mendjen se çfarë dëshiron nga djali që ka puthur./revistawho.com








