Në shtëpinë e Johnny Depp u bë e dyta herë në një periudhë kohore prej dy muajsh që dikush hyn pa leje. Këtë herë në pronën e aktorit në Hollywood Hills hyri një i pastrehë. Sipas raportit të policisë, personi kishte bërë një dush, në një prej 10 banjove të shtëpisë dhe më pas i ka bërë vetes një pije në barin e aktorit.

Policia ishte njoftuar nga fqinjët, pasi vetë aktori nuk ishte në shtëpi. Personi në fjalë kishte dëmtuar një nga dyert e shtëpisë në përpjekje për të hyrë brenda.
Kjo është hera e dytë që në shtëpinë e Depp hyjnë njerëz. Në janar, një grua tentoi të hynte, por sapo u ndez alarmi ia mbathi./revistawho.com








