Dy javë më parë, Emily Ratajkowski solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ndërsa jo më larg se dje supermodelja 29-vjeçare është parë me të voglin e saj, Sylvester Apollo Bear në një shëtitje. Emily dukej shumë e lumtur, kombinuar me një fustan me motive lulesh deri në fund të këmbëve. Modelja e ndau këtë moment edhe në rrjetet sociale, shoqëruar me mbishkrimin: “Mami”.
Ajo e kishte fëmijën e saj të lidhur në pjesën e përparme të saj me një mbajtëse ngjyrë bezhë, megjithatë e vetmja gjë që mund të shihej nga fëmija ishte kapaku i tij gri.
Bukuroshja zeshkane mbante flokët pas krahëve, syze dielli ndërsa shijonte diellin me djalin në krahë./revistawho.com








