Arjola Demirin tanimë nuk e shohim vetëm si aktore, por edhe pjesë të politikës, të cilës duket se i është futur me një mision të qartë.
E ftuar në “Soiree”, Arjola improvizoi një fjalim duke parashtruar arsyet pse populli duhet ta votojë atë dhe Partinë Sociale. Arsyeja do thoni ju? “Seks, qejf dhe lindje”.
“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”, tha Arjola.
Sigurisht e gjithë me humor, por s’do ishte keq apo jo?







