Bora Zemani ka vendosur të presë flokët dhe procesi është publikuar në ‘Instagram’. E bukura e së gjithës është fakti që gërshërët i ka marrë vet në dorë dhe ka hequr goxha nga gjatësia e saj e flokut. Moderatorja shfaqet shumë e lumtur teksa merret vet me këtë punë dhe ne po presim me padurim të shohim rezultatin përfundimtar, megjithëse nuk është hera e parë që do e shikonim me flokë të shkurtër.
Bora ka zgjedhur fiks momentin e duhur për të bërë këtë ndryshim, me hyrjen e pranverës dhe kënaqësinë që të japin transformimet në këtë periudhë./revistawho.com