Me ardhjen e pranverës, Besa është kujdesur të zgjedhë ngjyrat e duhura për të shijuar diellin dhe temperaturat e ngrohta. Dhe këtë fakt na i ka treguar me fotot e fundit ku ka zgjedhur të kombinojë një palë pantallona në ngjyrë të verdhë me një këmishë portokalli, e qeshur dhe tejet ne formë.
“Çfarë kuptimi ka shkrimi në mur?”, ka shkruar Besa duke qenë se pas vetes ndodhet një tabelë me shkronja të huaja. Ne kemi një tjetër pyetje Besa, kush e pa tabelën pas pozave kaq tërheqëse dhe ngjyrave të tua?/revistawho.com









