Djali i Jona Spahiut ka nisur të ketë një qasje interesante me natyrën dhe këtë e zbuluam pasi moderatorja na tregoi se i vogli ka filluar të merret me kopshtin. Nga videot e publikuara, vihet re që Raiden ka marrë veglat e punës e përpiqet të punojë.
Nga studimet e realizuara prej kohësh për raportin e fëmijëve me natyrën, shumë specialistë të fushës pranojnë se të lejosh fëmijën të bëhet pis dhe të luajë në natyrë i bën shumë mirë.
E para sepse është një formë aktiviteti fizik, por edhe sepse i mëson sensin e përgjegjësisë duke u marrë me rritjen e një bime. Mjafton t’i mbani me vete gjatë kohës që ju vet merreni me kopshtin dhe keni bërë gjënë më të mirë për ta./revistawho.com