Mbretëresha Elisabeth i ka lënë një shënim bashkëshortit të saj të ndjerë Princ Philip, duke përdorur nofkën me të cilën ai e thërriste. Sigurisht nuk është zbuluar asnjë detaj i shënimit që ajo i la bashkëshortit të 73 viteve, por u konfirmua nga pallati se firma që u vendos ishte nën nofkën ‘Lilibet’, një emër që mbretëresha e ka mbajtur që prej fëmijërisë së saj. Mësohet gjithashtu se Philip ishte i fundit person që e thërriste monarken me këtë emër, e me shumë gjasa nuk do e dëgjojë më nga tjetër njeri.
Gjatë ceremonisë së varrimit të të ndjerit, mbretëresha u ul për herë të parë vetëm në sendiljet e St. George’s Chapel. Ndërkohë që vetëm 30 persona ishin të pranishëm për shkak të pandemisë.
Persona të afërt me mbretëreshën bënë me dije se ajo po tregohet e fortë dhe në vazhdim të angazhimeve të saj do jetë e shoqëruar nga familjarët./revistawho.com