Disa javë më parë u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin megjithatë Andi dhe Jasmina nuk kanë mundur ta mbajnë më gjatë lidhjen e tyre. Të dy kanë deklaruar sot në “Përputhen” largimin nga programi.
Fillimisht Jasmina i tha Andit se nuk dëshiron të ketë diçka me të pasi nuk sheh se mund të kenë një të ardhme bashkë. E përlotur ajo tregoi se momenti më i vështirë ishte kur Andi javën e kaluar tërhoqi deklaratën pasi ajo nuk e priste duke qenë se për lidhjen e tyre ka dhënë energji dhe ndjenja.
Dy konkurrentët vendosën ta mbyllnin rrugëtimin e tyre në program me një kërcim romantik dhe një puthje që iu kërkua nga konkurrentët e tjerë.







