Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

7 Maji i të famshmëve. Sa shumë personazhe që festojnë sot!

07/05/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
7 Maji i të famshmëve. Sa shumë personazhe që festojnë sot!

Data 7 maj na sjell në kujtesë ditëlindjen e shumë personazheve të njohur që sot shenjojnë momentin më të veçantë, atë kur kanë ardhur në jetë, për t’u kthyer më pas në njerëz të suksesshëm dhe emra të cilëve i foli gjithmonë puna dhe këmbëngulja.





 


Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933. Ajo u njoh përgjatë gjithë jetës së saj për talentin e pakrahasueshëm në muzikë dhe gjithë kontributin që dha në të.

Moderatorja ikonë e ‘Top Channel’, Arbana Osmani feston sot gjithashtu ditëlindjen e saj. Ky vit e ka gjetur Arbanën në ditëlindjen e 38-të, nënë të dy fëmijëve dhe bashkëjetesën e lumtur me partnerin e saj Eduart Grishaj, i cili gjithashtu feston ditëlindjen me të. Dy gëzime në një ditë në shtëpinë e dyshes që ka vjedhur zemrat e ndjekësve me raportin e tyre.

Gazetari i njohur dhe jo vetëm, suksesi i projekteve të të cilit janë prekur nga gjithkush, Eraldo Rexho feston sot 29 vjetorin. Me energjinë që e karaktereizon, ai ka mirëpritur edhe këtë ditë tejet falenderues ndaj të gjithë atyre që puna e ka ndeshur dhe ka bashkëpunuar.

Gazetari dhe analisti i njohur, Mero Baze feston sot gjithashtu ditëlindjen. Mero është kolimnisti më i mirë shqiptar dhe publicist, i shquar ndër të tjera për stilin e shkathët dhe sarkazmën që e zotëron si askush tjetër.

Gazetari i njohur i emisioneve politike, Sokol Balla, i ditëlindjes 7 maj 1973 feston sot ditëlindjen e tij. Sokol Balla është një nga shtyllat e gazetarisë shqiptare, i njohur në audiencën e gjerë për emisionet politike dhe me audiencën më të ngushtë për shkrimet dhe reportazhet. Ky vit e ka bërë Sokolin edhe baba për herë të tretë me partneren Sidrita Sadikaj.

Egerta Shehu është një vajze tjetër e talentuar e kryeqytetit që ka dalluar me punën e saj duke realizuar një sërë pamjesh tërheqëse tek personazhet e njohur dhe gjithë vajzat apo gratë plot sharm të kryeqytetit.

Një ndër moderatoret më të famshme italiane, Barbara D’urso, e ditëlindjes 7 maj 1957 feston sot 64 vjetorin. Mosha nuk vihet në asnjë moment re në pamjen e Barbara-s, e cila me elokuencën, dinamikën dhe vitet e gjata në ekran, e ka hedhur tutje efektin “kohë”.

Blogerja më e ndjekur në botë, Chiara Ferragni, e ditëlindjes 7 maj 1987 feston sot ditëlindjen. Pak javë më parë ajo u bë nënë për herë të dytë me një vajzë, Vittorian. Chiara njihet nga të gjithë për bashkëpunimet e suksesshme me sipërmarrësit me të njohur dhe linjën e saj të rrobave që mban emrin e saj./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Next Post
Ka bërë operacione plastike? “Asllë” nxjerr faktet

Ka bërë operacione plastike? "Asllë" nxjerr faktet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera