Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

I krahasoni fëmijët me fëmijë të tjerë?! Ja pse nuk duhet ta bëni

11/05/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
I krahasoni fëmijët me fëmijë të tjerë?! Ja pse nuk duhet ta bëni

Lira Gjika i është drejtuar sërish prindërve, gjyshërve e gjithëkujt që ka nevojë ta dëgjojë me një shpjegim e thirrje të qartë për krahasimin mes fëmijëve. Sipas psikologes së njohur, kështu nxitet mes fëmijëve ndjenja e zilise.





“Krahasimi than shpirtin. Vazhdoj të dëgjoj prindër dhe gjyshër, që krahasojnë  fëmijët apo nipërit me njëri-tjetrin, si edhe me fëmijët dhe nipërit e të tjerëve: “Ky i madhi është indiferent mezi afrohet, ndërsa ky i vogli është i butë dhe të vjen vetë” apo “sikur nuk jane vëllezër apo motër e vëlla”. Gjithashtu, krahasimet: “djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”. Prindër, gjyshër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezërit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin dhe ç’është më e keqja, mosvlerësimin për veten. Por e keqja nuk mbetet me kaq, për fat të keq, kjo sjellje haste edhe te edukatorët e mësuesit. Edhe ata nuk i shpëtojnë dot kësaj mënyre zhvlehtësuese të trajtimit të fëmijës. Të rritur, kini kujdes se fëmija ende nuk ka shumë mekanizma për të përballuar krahasime të tilla. Fëmija mendon  se ai tjetri është më i mirë dhe për këtë arësye e duan më shumë. Edhe ju të rriturit, kur ju krahasojnë me një tjetër, nuk ndiheni mirrë, madje zemëroheni dhe mbani inat. Kjo formë të sjelluri, që për vete nuk e pranoni, dhe e përdorni me fëmijën duhet ndryshuar, nuk duhet të përdoret. Përpiquni prindër, gjyshër, edukatorë dhe mësues, përpiquni”, ka shkruar Lira Gjika.

Dhe njëherë tjetër po kuptojmë sa shumë ndikon tek fëmija një sjellje e gabuar, ose vetëm një fjalë e thënë nga prindi./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Fevziu, që i ka të gjitha, vë pikat mbi ‘i’: Markat nuk të bëjnë njeri

Fevziu, që i ka të gjitha, vë pikat mbi 'i': Markat nuk të bëjnë njeri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera