Jaman merr një telefonatë për Zijanë që dyshohet se mund të ketë vdekur. I tronditur ai së bashku me Seherin shkojnë në morg për të identifikuar trupin. Rrugës Jamanit i prishet dhe makina dhe djeg dorën duke munduar ta rregullojë. Begum sillet ashpër me Kirazin duke e mërzitur. Kiraz i kërkon Aliut që ajo të largohet nga shtëpia tani që ai po martohet. Ali nuk e pranon diçka të tillë. Ikbal tronditet kur mëson se Zija mund të ketë vdekur dhe shpërthen në lot. Jaman mëson se vëllai i tij nuk ka vdekur dhe vazhdon kërkimet. Jaman rikthehet në shtëpinë e vjetër ku ka kaluar një fëmijëri të dhimbshme. Aty ai gjen Zijanë.








