Matt Damon ka folur për raportin JLo dje Ben së fundmi. Ai është mik i ngushtë i aktorëve, por veçanërisht i Affleck. Kur u pyet për lidhjen e çiftit ai u shpreh me shaka: “Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëni të them diçka”.
Por më tej, duke e lënë mesazhin të kuptohet si të dojë secili nga ne, tha: “Shpresoj që të jetë e vërtetë, unë i dua shumë të dy. Shpresoj që kjo të jetë e vërtetë. Do ishte diçka e mrekullueshme”.
Por a nuk ju duket e çuditshme që shoku i ngushtë i çiftit të lëjë hapësira për të kuptuar se mbase gjithë rrëmuja mediatike është kot? Pra, JLo dhe Ben, mund të mos jenë rikthyer?!







