Arbenita ka publikuar një foto nga ‘web-i’ i faqes së spitalit ku ajo solli në jetë të bijën dhe ndau me të gjithë ndjekësit e saj një detaj që siç duket e ka prekur shumë. “Spitali ku unë linda në Gjermani nuk e postoi kurrë foton e bebit tim në website-in e tyre, siç kanë bërë gjithmonë me çdo foshnje që ka lindur aty. Nuk është se unë ‘po vdes’ të ndodhë kjo gjë, por e shoh këtë detaj si mungesë respekti dhe veprim shumë të pasjellshëm. Më bën të ndihem sikur nuk jam njësoj me nënat e tjera që kanë lindur aty. Fëmija im nuk vlen më pak se asnjë nga të tjerët që lindën aty. Unë linda në 24.04”, ka shkruar modelja krah fotos me foshnja të tjera (duke ju ruajtur privatësinë).
E çuditshmja është që nga imazhi i postuar nuk duket sikur ka shenja racizmi, pasi në foto shfaqen fëmijë që nga emrat nuk duken aspak si vendas. Të jetë kjo vërtetë një shenjë racizmi, apo Arbenita thjesht po e tepron pak me reagimin?/revistawho.com