Sot Miriam Cani feston ditën e saj të lindjes dhe urimet nuk kanë munguar nga fansa dhe miq të ngushtë të saj. Ama në këtë përvjetor më shumë se çdo gjë na ra në sy dedikimi i Miriamit për familjen, si një përmbledhje ndjesish për gjithë çfarë e bën të jetë mirënjohëse. Në një foto familjare me Albanin dhe dy fëmijët këngëtarja shkruan: “Edhe kur reflektoj në ditë si kjo e sotmja, mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. Alban, si thua, e zgjerojmë edhe pak familjen?”
Dëshirat e shprehura në ditën e lindjes kanë gjasa më të mëdha të plotësohen, ndaj dhe ne presim nga Albani një përgjigje. Pra do e zgjeroni familjen?/revistawho.com