Kur vjen puna tek puthjet, London dhe Roman kanë gjithmonë përplasje dhe kjo sepse nuk e gjejnë dot kollaj se cili do ia dhurojë i pari këto momente mamit. Vetë Sara ka ndarë në llogarinë e saj disa sekonda me dy djemtë e shtëpisë, duke e lëshuar ca dorën për 1 qershor.
“Kush do më puthi i pari?”, është pyetja që i bën djemtë ta mbështjellin mamin e tyre duke nxituar për t’i dhënë puthjen e kërkuar.
E sa e sa momente e kënaqësi të tjera mund të marrë Sara gjatë ditës me dy vogëlushët e saj, ama sot vendosi të ndajë kaq pak për të dhuruar shumë dashuri./revistawho.com