Ka kohë që po diskutohet nga media, ekspertët mbretërorë dhe fansat që emri i vajzës së çiftit Meghan dhe Harry do jetë Philippa. Sigurisht mendimi i parë që na vjen në kokë është fakti që ky emër do nderonte kujtimin e të ndjerit Princ Philip që pak muaj më parë u nda nga jeta.
Ama kjo nuk është e vetmja arsye pse ky emër është në krye të listës.
Philippa është quajtur edhe gruaja e King Edward III, njëkohësisht, mbretëresha e parë me ngjyrë e Anglisë. Ajo jetoi në vitet 1300 dhe historia tregon se ishte një mbretëreshë shumë liberale dhe e drejtë. Ajo kujtohet për dhembshurinë dhe dashurinë e treguar, veçanërisht për njerëzit me ngjyrë.
Philippa ndërroi jetë më 1369 në Windsor Castle dhe është varrosur krah bashkëshortit të saj në Westminster Abbey. Mbreti ndërroi jetë 8 vite pas Philippa-s./revistawho.com