Bujar Qamili i ftuar sot tek “Rudina” tregoi se kaloi një betejë shumë të vështirë me Covidin, një eksperiencë që as nuk dëshiron ta kujtojë. Bujari tregoi se 1 muaj e gjysmë ishte në gjendje të rëndë dhe në intubim ishte aq agresiv, sa mjekët u detyruan t’ia lidhnin duart pasi dilte jashtë kontrollit.
“S’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë. Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur”-tha Bujari.







