Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, krah punës dhe detyrave të institucionit që drejton, paska zënë edhe miq të mirë në Shqipëri. Historinë më speciale e paska me Ermira Babaliun, këngëtaren e mirënjohur shqiptare që e paska takuar para më shumë se një viti në aeroport dhe në ato 5 minuta i kanë bërë një premtim njëra-tjetrës.
“Si nisi dhe si po shkon… Ermira Babaliu dhe unë u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit, shkurtin e vitit që shkoi. Na shkoi aq mirë biseda ato 5 minuta saqë i premtuam njëra-tjetrës të takoheshim në Pogradec, muajin pasardhës, por karantina na i prishi planet. Pas më shumë se një viti, jemi më në fund bashkë, në Pogradec. E mbajtëm premtimin. Për pak orë, Ermira do këndojë “Kali i Bardhë” dhe shumë hite të tjera dhe unë do jem aty për ta duartrokitur. Mira më tregoi pak nga performanca teksa qëndronim pranë liqenit”, shkruan Yuri, krah fotove dhe një videoje.
View this post on Instagram
Ju kishte marrë malli për Ermirën? Ja tek e keni, ua nxorri malli ambasadorja që duket kaq e lumtur krah mikeshës speciale./revistawho.com