Dje qarkulloi në disa media lajmi se artisti Mirush Kabashi ka ndërruar jetë. Sigurisht ky lajm u përgënjeshtrua shpejt dhe sot aktorin e pamë të shfaqej në programin ‘Rudina’ ku i bëri homazh kolegut të ndjerë Piro Mani dhe sqaroi me pak fjalë si e përjetoi lajmin që ka qarkulluar.
“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur. Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit, të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, u shpreh Kabashi.
Lajmi u publikua nga “FaxWeb” dhe gazetarja më vonë e ka sqaruar duke e konsideruar një keqkuptim./revistawho.com