Artisti, Piro Mani është përcjellë për në banesën e fundit dhe një foto nga ceremonia ka qarkulluar online.
Në të vihet re bashkëshortja e të ndjerit, Pavlina dhe persona të tjerë që kanë mundur t’i bashkohen njerëzve më të afërt të familjes. Ceremonia është realizuar në New York ku Piro jetonte prej vitesh bashkë me familjen.
Aktori dhe regjisori që ka lënë gjurmë në atrin shqiptar, ndërroi jetën në moshën 89-vjeçare. Shumë fjalë e dedikime prekëse janë bërë për të nga miq, kolegë e të afërm./revistawho.com