Keira Knightley ka vendosur pikat mbi ‘i’ me intervistën e fundit për “Harper’s Bazaar”. Ajo u shfaq në kopertinën e prestigjozes britanike dhe pranoi që çdo grua që ka njohur është ngacmuar ose abuzuar seksualisht njëherë në jetë. “As unë nuk bëj përjashtim nga ky grup. Është e tmerrshme sa shumë mundësi ju mohohen grave dhe ndihem shumë keq për këtë fakt. Akoma gjykohemi shumë”, shprehet ajo.
Më tej, Keira ka pranuar se ka marrë një vendim të prerë për të mos u shfaqur më kurrë nudo në filma, apo skena seksi, që kanë në drejtimin e tyre regjisorë burra. “Jam nënë dhe grua dhe nuk kam ndërmend të shfaqem para burrave që më shohin si objekt seksi”, u shpreh ajo më tej.
Aktorja nuk është e vetmja që ka folur kaq hapur për problemet dhe gjithçka po ndodh aktualisht në Hollywood, por jo vetëm. Ama deklarata e saj pati një impakt të madh në media. Në ‘Twitter’ janë diskutuar deklaratat e saj, e shumë gra e vajza i kanë dalë në krah./revistawho.com