Sara dhe Atdheu janë kthyer sërish bashkë dhe kjo nuk ka më dyshime. Çifti kanë qenë bashkë gjatë turit të “Përputhen” në Shkodër. Ishte fillimisht autorja e emisionit, Olsa Muhameti që postoi një foto me Atdheun e Sarën duke shkruar se ata janë ende çifti në fuqi. Më pas edhe ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj publikoi një video ku Sara e Atdheu ishin ulur pranë njëri-tjetrit e në një moment Sara e përqafon Atdheun.
Kujtojmë që së fundmi Atdheu e deklaroi publikisht ndarjen me Sarën, por mesa duket nuk kanë duruar dot gjatë larg njëri-tjetrit.









