Në ka një gjë që ne shqiptarët vdesim është të mblidhemi me kushurinjtë, njerëzit e dashur e të festojmë bashkë. Të bëjmë biseda të ëmbla e me shumë humor kur bëhemi në një vend më shumë se 15 vetë. Ja kështu kënaqet edhe Olta Boka, e cila me një foto ka treguar familjen e madhe dhe gëzimin që merr kur bëhet bashkë me ta.
“Nëse ka një gjë që ne krenohemi, është fakti që bëhemi kaq shumë me njëri- tjetrin! Vetëm festa dhe gëzime duam si fis dhe me një telefonatë, mblidhemi të gjithë përnjëherë! Fisi Boka ka 10 motra dhe vëllezër, pa llogaritur fëmijët e secilit, bashkë me fëmijët e tyre dhe dhëndrat e nuset. Zot faleminderit që na bën bashkë”, ka shkruar Olta krah fotos me familjen.
Dhe mirë e ka në fakt! Kush tjetër gëzohet si Olta kur familja e madhe bëhet bashkë duke krijuar kujtime të vyera për të gjithë?/revistawho.com