Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rozana Radi-Eneda Tarifës: Kush të rreh të do, ndaj ti jeto përrallën tënde

11/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rozana Radi-Eneda Tarifës: Kush të rreh të do, ndaj ti jeto përrallën tënde

Pas intervistës së Eneda Tarifës për mediat holandeze, ku këngëtarja shfaqi pak vështirësi në komunikimin anglisht, vërshuan në rrjetet sociale komentet për këngëtaren që do të na përfaqësojë këtë vit në “EuroSong”. Lidhur me këtë ka reaguar sot kolegia saj, Rozana Radi, e cila u drejtohet të gjithë shqiptarëve me këtë status.





“Eneda Tarifa në litar! Këtu në vendin tonë vërtet çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!!
Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe, linqe me tituj të tmerrshëm për artistë!! Po e mënjanoj pak epideminë e “shtatëzanisë” sime dhe të ketij gripi që na la “shtatëzanë” për të diskutuar një tjetër çështje, që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerëz të këqinj jemi.  Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqëson me këngën ‘Përrallë’ në Eurovizion. Eneida është një këngëtare që doni s’doni ju i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës së muzikës sonë shqiptare. Eneda është po e njëjta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzikë shqip e të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njëjta Eneid që mbush një nga klubet e kryeqytetit ku un dhe ti që shkruajmë kalojmë fundjavat tona. Ndaj lind pyetja, pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit Eneida Tarifa lë nam në intervisten e radhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu,Eneda ashtu….. Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga një juri, e cila si rrallë ndonjëherë kanë qenë të gjithë dakort që çmimi i parë t’i shkonte Enedës. Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po, jam dakort me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thote që kënga është e keqe. Aq më keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të pëfaqëson ty. Eneda është aty, do këndoj aty dhe do na përfaqësoj ne me flamurin tonë. Ju që villni për Enedën jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin, të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditët me tituj të tmerrshëm (dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hynë në 10-tshe) Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion.
Të gjithë në këtë vend jemi ndjerë qoftë një herë si Eneda. Asnjëherë nuk e dimë kur do na e bëni pis figurën. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj.
Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim, lëreni ta shijojë këtë përrallë. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vinë vërtet nga kritikë arti atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë.
Mendoj që Eneda ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.
Populli ynë mendje ndritur thotë:
“Kush të rreh të do”. Kësaj radhe tabela je ti Eneid. Nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në logjikën e këtyre njerëzve.
“Nga dashuria për ata që të shkelën mund edhe të vdesësh”. Atëherë ty do të shpallin artiste të popullit.
Jetojmë në kohën e llafazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para as mbrapa por në gojë.
Jetoje përrallën tende e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.
R.Radi”.


Tags: Eneda Tarifarozana radi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Next Post
Rekordi i ri i Encës (VIDEO)

Rekordi i ri i Encës (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera