Aktori i njohur i “Friends” James Michael Tyler ka rrëfyer sot në emisionin e mëngjesit se ka 33 vite që lufton me kancerin e prostatës. “E kam ndjekur prej vitesh. Por pasi filloi pandemia gjendja u përkeqësua. Dhe u paralizova nga mesi e poshtë. Tani ka arritur në kockë. Po bëj kimioterapi, por është në fazën e katërt kështuqë me shumë gjasa nuk e kam të gjatë”, ka rrëfyer ai.
Megjithëse lajmi që dha ishte shumë i trishtë, aktori u përpoq të mbante një frymë pozitive para shikuesve.
James Michael Tyler është shumë i njohur për rolin e Gunther, në serialin e njohur. Ai ka qenë në çdo sezon të serialit të famshëm./revistawho.com