Tayna e tregoi gjithçka për periudhën pas karantinës me një video. Fokusi i saj është tek ndikimi i atyre muajve izolim në sjelljet e përditshmërisë. Reperja ecën dhe shfaqet aspak normale me sjelljet e saj duke lënë të kuptohet që i është dashur ca kohë t’i kthehet normalitetit nëpër videot e saj muzikore. “Kur ke qenë një vit në karantinë dhe nuk di më si të sillesh në publik”, u shpreh ajo.
Video e Taynës është e denjë për ‘meme’ dhe fakti që një pjesë të karantinës, e ka kaluar në Gjermani shpjegon shumë. Fundja të gjithë e provuam karantinën dhe nuk qe i lehtë kthimi në realitet pas muajsh izolim vetëm në shtëpi me familjen./revistawho.com