Mevlani e Ledjana nuk janë më bashkë dhe dyshja pas ndarjes nuk kursyen deklaratat e akuzat ndaj njëri-tjetrit, siç ishte edhe akuza e Ledjanës se do të publikonte versionin origjinal të këngës që Mevlani i kushtoi asaj.
Po ç’ka bërë Mevlani në këmbim? Ish-konkurrenti e ka fshirë këngën nga Youtube duke i dhënë tamam fund me Ledjanën pasi tashmë nuk ka më as kujtimin më të bukur me të.
Mevlani po përflitej këto kohë për një lidhje me Aristelën, por kjo e fundit i mohoi lajmet.
“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”, u shpreh Aristela.