J.Lo dhe Ben Affleck janë shumë të dashuruar dhe mjafton të shihni fotot e fundit. Çifti ka dalë për darkë në Beverly Hills në një restorant grek. Jennifer kishte veshur pantallona të shkurtra, kanotjere dhe xhaketë të bardhë.
Look-un, J.Lo e kishte kombinuar me flokët e kapura bisht dhe makeup në ngjyra bronz.
Jashtë restorantit Jennifer dhe Ben u panë duke qeshur e të lumtur. E nuk ka asgjë për tu çuditur se mediat ditët e fundit kanë raportuar se çifti janë më të dashuruar se kurrë, po planifikojnë të kalojnë sa më shumë kohë bashkë dhe për më tepër kanë marrë edhe aprovimin e mamasë së J.Lo.








